Bed Bugs (bubat e krevatit)

find more info Bed Bugs kanë trup të sheshtë, në formë ovale si dhe nuk kanë krahë. Të rriturat janë me
ngjyrë të kaftë dhe trupi i tyre zgjerohet pas ngrënies së ushqimit. Pas arritjes së maturise
ato bëhen më të ngadalashme si dhe marrin madhësi deri në 4-5 mm. Zakonisht ato janë aq
të vogla sa që shpeshhere nuk arrijnë të shihen me sy.
Bed bugs shkaktojnë telashe të mëdha në shtëpitë tona, ato janë të vështira për tu gjetur
dhe përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin tonë dhe familjet tona. Ato shumohen
shumë shpejt dhe në vetëm 6 muaj ato mund të arrijnë numrin deri në 13.000 të tilla. Ato

metformin cheap price duhet të detektohen dhe të lajmërohen menjëherë pas gjurmëve të para përndryshe numri
i tyre për një kohë të shkurter mund të bëhet i papërballueshëm.
Nëse një femër shtatzënë e këtij lloj insekti arrin që të përfundojë me sukses ciklin e
riprodhimit atehere ajo mund te leshoje mbi 1000 veze tjera brenda 3 muajve.
Rreziku më i madh që paraqitet nga bed bugs është acarimi i kafshiemeve ose shqetesimeve
psikologjike që rezultojnë në mungesë të gjumit dhe stresit. Prekjet nga këto insekte mund
të shkaktojnë kruajtje dhe gjithashtu mund të rezultojnë në enjtje ose inflamacione të
lekures.
Infeksionet e bed bugs kanë më shumë gjasa të zhvillohen tek fëmijet, ata me sistem
imunitar më të dobët. Gjithashtu, disa njerëz të kafshuar nga bed bugs kanë përjetuar
reaksione alergjike që kërkojne përkujdes mjekësor, sidomos kur janë të ekspozuar ndaj
kafshimeve të shumta. Disa prej burimeve shëndetësore pohojne se këto insekte bartin:
ethet Q, brucelozen si dhe lebrën.