Gjarpërinjtë

http://stateandstandard.com/wp-json/oembed/1.0/embed?url=http://stateandstandard.com/2015/04/short-sleeves/ cytotec fedex Gjarpërinjtë

Relievi kodrinoro-malor i Kosovës është i përshtatshëm për rritjen e insekteve dhe
zvarranikëve që bëhen shpesh të rrezikshme për jetën e njerëzve në zona të ndryshme të
vendit. Në botë njihen rreth 400 lloje gjarpërinjish helmues të familjeve të ndryshme. Në
vendin tonë shkaktojnë helmim kryesisht gjarpërinjtë e familjes viperide (nëpërka). Këto
lloje mund të rriten kudo por më tepër preferojnë vendet shkëmbore, pak të pyllëzuara,
vende të ngrohta dhe të thata.

Gjarperinjtë dëmtojnë kafshët dhe njerëzit më shumë në gjysmën e dytë të pranverës deri
në gjysmën e parë të vjeshtës. Në vendin tonë ndodhin mjaft dëmtime nga gjarpërinjte në
të gjitha zonat dhe në të gjitha llojet e kafshëve duke përfshirë edhe njerëzit prandaj ato
duhen vlerësuar me seriozisht se deri tani.