Miu i qatisë

http://regallandscapesnc.com/?lightbox=dataItem-ilgo2ri61 http://studioarash.com/commerical-new-page/studioarash.ca Miu i qatisë (Rattus rattus Linnaeus) – ndonjëherë është i vogël në madhësi, si dhe një
ndryshim tjetër që vrehet tek ai është gjatësia më e madhe e bishtit se e minjëve tjerë.

Miu i qatise ka një hundë specifike me maje, vesh të mëdhenj si dhe duhet pasur kujdes në
identifikim sepse ngjason me miun e shtëpisë.
Miu i rritur i qatisë është rreth 18cm deri 25cm i gjate dhe peshon rreth 150 gram deri 250
gram. Bishti i miut të qatisë është më i gjatë se trupi dhe koka së bashku.
Miu i qatisë krijon tunele për isolim dhe lë vrima nëpër produkte të drurit. Kur është
shumë i vështirë identifikimi i miut të qatisë atëherë i hedhim një vështrim fekaleve të tij që
kanë një madhësi prej 2cm dhe me formë spirale që dallojnë nga minjtë e tjerë.
Kontaminimi i mundshëm i fekaleve me ushqimin mund të bartë sëmundjen edhe tek
njeriu ku lë pasoja të mëdha.
Problemet që shkaktojnë minjtë e qatisë janë të mëdhaja sidomos me tela elektrikë ku si
pasojë mund të vie deri tek zjarri. Kontamini gjithashtu i ushqimit me urinën dhe fecesin e
tyre bartin sëmundje jashtëzonisht serioze të cilat shpeshherë mund të jenë edhe të pa
shërueshme nëse miu paraprakisht ka qenë i semure me ndonjë virus apo baktere.